A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Fiqtë Dhe Fëmijëria Ime

Fiqtë janë fruta tej-njerëzor
ata kanë një magji ende të padëshifruar...
piktorët lodhin forma, hedhin ngjyra
një udhëtim që s'do ketë kurrë të mbaruar.

Fiqtë më kthejnë në fëmijëri
sa shumë kemi bredhur pas tyre
silleshim rrotull nëpër lëndina
koha, që dielli ti piqte.

Kacavireshim degë më degë
aq shumë hanim, si të babzitur,
mbushnim trastën për në lumë
bërë me kanatieret lidhur.

Në të afruar të perëndimit
kur na kish marrë prap uria,
të shkathtit u ktheheshin fiqve
të tjerët venin në shpia.

Fiqtë janë mahnitje përgjithmonë
nuk ngopem me historitë e tyre,
i kam shokë të vegjëlisë
janë ABC e Jetës time.

- poezi nga Adrian Llanaj


- Poezia u dërgua nga Futuro3000 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  5





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019