>
LETERSISHQIP

Po Vidhet Kungulli

Ka ardhur një kohë
ku vjedhja e ideve,
të hyjë në shkolla
si lëndë mësimore.

Ka ardhur një kohë
ku vjedhja e ideve
shikohet gati-gati
si e dobishme,
si çliruese.
E vetmja kënaqësi ajrore
që ngelet në emrin tënd,
është se, zbatimi
në të zezë i saj
ndodh vite më pas.

Ka ardhur një kohë e bukur
në njerëz kalë-karroce
ku ca do kenë ide
të tjerët bletë puntore.

Erdhi prapë ajo kohë
koha e begatë,
ku kungujt
peshoheshin pa numra
kur çoheshin në merkat.