Tema: Poezi Për Jetën
Vijshmëria Ditore E Jetës
Asgjë nuk e ndal dot
vijshmërinë ditore të jetës
ajo është një ecje e qetë
shpërfillëse, e rregullt
me njerëz të qeshur,
të heshtur, të vrejtur
me pemë, me rrugë
shtëpi dhe ngjarje
me male kodra
lëndina e pralle
të qetë në rrjedhje
lumejt mbi zalle
të bukurat flutura
hedhin valle...
gjithçka sot qe bukuri
u duk bota pa halle...
na shkoi dhe një tjetër ditë
një ditë kohë, nga jetë e madhe.
- Poezi nga Adrian Llanaj
- U dërgua nga Futuro3000 -
Më shumë nga Adrian Llanaj
Komente mbi këtë krijim
{{uname}}