Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Femrat Kanë Aftësi Tej-Tokësore

Po ç'dreqin ka bërë natyra kështu
ka lënë në duar femrës një paisje
që zbulon gjithçka...
gjithçka që mashkulli nis të thotë
është i tradhtuar në çast
nga zëri me dridhjet-sinjal
ardhur në vesh femrës
u mor vesh si ndjehet,
u morr vesh se ç'thot.

Aftësia e femrës
për t'ia lexuar
ndjesit shpirtërore,
ndjenjën e brendëshme
mashkullit të vetë,
nëpërmjet zërit
është fenomenale
është e pashoqe...

Femrat nuk janë vetëm të bukura
kanë dhe disa aftësi, tej-tokësore
që i përdorinë për vazhdimësinë e jetës
ato, gërshetojnë mjeshtërisht bukur
trinomin qëllim-ndjesi-ngjarje.

Eh në çfarë pëlhure magjepsëse
mbështillen ndjeshmërit e femrës.
A do të studiohet ndonjëherë plotësisht
intuita e tyre, aftësia mahnitëse gati-qiellore
e shtjellimit, shpejtësisë në të kuptuar
hollësit e një rrethane të krijuar.

Meshkuj të plotsuar në këtë jetë
janë vetëm ata që arrijnë
ti perceptojnë këto vezullime
ardhur nga bota Finesë...
kjo botë me yje ku fle Femra.

- poezi nga Adrian Llanaj


- Poezia u dërgua nga Futuro3000 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet