A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Brunet

Brunet janë shumë të bukura
me flokët e zinj, të gjatë deri në brezë
i kanë ashtu që nga koha e lashtësisë
athere litarët bëheshin me gërshetë.

Brunet janë heroike
ato i kanë zmbrapsur
rregullisht sulmet e biondeve
me përkrenare ngjyrë-floriri
këto beteja kaq mizore
për mbijetesë bukurore
një luftë që vazhdon
derdhet boja në gju
salloneve të bukurisë
aty dhe akti i tradhëtisë
një brune po bëhet bionde
feston sot ditëlindjen një shoqe
shoqje e saj ishte një bionde...
vjen me flokë të zeza sonte.

Femrat janë të gjitha të mrekullueshme
po më lini të dehem në një-anësi
frymëzimin për brunet, ashtu siç më erdhi...
ta dini, bota pa to do ishte një restorant
ku gatuhet vetëm në vaj luledielli...

Brunet i japin reflektimin në 3D Tokës
kjo është shkencërisht e vërtetueshme.

- poezi nga Adrian Llanaj


- Poezia u dërgua nga Futuro3000 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019