Adrian Llanaj Poezi
Adrian Llanaj

Po Vjen Andromeda

Po vjen Andromeda
e ngjeshur mirë në kilometra...
nga nxehtësia duket udhëtim dashurie..
te sheshi dominos të ndarë në tufa
njerëzit presin gurin e radhës
ditët aty janë aq të njëjta dhe gazmore
sa askush s'kujtohet më për yjet...
Xha Telua e mbronë mirë lojën
dikur ka qenë me rusët tek nëndetëset
për asnjë çast fytyra e tij
nuk lë të kuptoj
se ka në dorë, fushën e fundit.

Po vjen Andromeda..
njerëzit e shikojnë si udhëtim dashurie.

- Poezi nga Adrian Llanaj


- U dërgua nga Futuro3000 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0