>
LETERSISHQIP

Koha Njerëzore

Mbi njerëzit
ngarkuar dhimbjet
edhe kënaqësit
ca i heqin bran...
ca hedhur mbi shpinë.

Rrugës mbledhur shenjat
nga kish shkuar jeta
lidhur në njërën dorë
ca gjalme të vjetra.

Kohën e udhëtuar
hedhur mbi një fletë
një shpirt për njeri
një gur për dy vet.

Mbi njerëzit
ngarkuar dhimbjet
edhe kënaqësit
ca hequr jetën bran
ca hedhur mbi shpinë.