>
BIOSHQIP

Këngëtarja Serbe Fyen Gazetarët Dhe Këngëtarët Shqiptarë

17-05-2013
Këngëtarja serbe, Marija Sherifoviq, e cila ka fituar festivalin e Eurosong-ut në vitin 2007 ka fyer gazetarët shqiptarë dhe dyshen e këngëtarëve që kanë përfaqësuar Shqipërinë në këtë festival. E pranishme në konferencën për mediat ajo i ka fyer gazetarët shqiptarë, pasi i kanë drejtuar disa pyetje që e kanë nervozuar. Kur i kanë pyetur përfaqësuesit e Serbisë në “Eurosong” se kush ua ka përgatitur kostumet dhe pse personin përgjegjës nuk e kanë dërguar menjëherë në shtëpi, këngëtarja dhe fituesja e festivalit të 2007-ës, Marija Sherifoviq, ka reaguar me nervozizëm, shkruan portali serb, “Kurir”. “Shihni se si dukeni ju”, ka thënë Marija. Ky reagim i saj ka ngjallur pakënaqësi tek gazetarët shqiptarë për mënyrën e sjelljes . Marija Sherifoviq e ka ndjekur edhe natën e dytë të “Eurosong”-ut. Asaj nuk i ka mjaftuar ofendimi i gazetarëve shqiptarë, por i ka komentuar edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar në profilin e saj në Twitter: “O i idiot i shprishur, pse po bërtet!”.
(Express)

Këngëtarja Serbe Fyen Gazetarët Dhe Këngëtarët Shqiptarë