>
LETERSISHQIP

Poema Për Vendlindje

U nisa në një rrugëtim kthimi.
Edhe unë si shumë të tjera-
Që me vete i kishte marrë
një herë mërgimi, por jo dështimi.

Se unë kthehesha me punën time-
të cilën doja të shpalosja tutje.
E kisha një plan të ngjallë sërish,
e i cili do më kthente në vendlindjen time.

Zoti dyert m'i çeli mua:-
ngjallu sërish e jeto mos u dëshpro!
Se edhepse disa rrugë t'i mbyllën,
ke rrugë tjera të hapura kudo.

Një dritë shprese më mbante mua,
një dashuri e paharruar,
tek ti vendlindje të kthehem e të ndihmoj
edhe sot unë dëshiroj.

Prandaj të lus më akcepto,
prandaj të lus për mirëkuptim.
Nuk jam unë ajo e kushdo,
por e kam emrin tim.

DËRGOI: