Pse Thone

Pse thonë se shqiponja është simbol i lirisë?
Sepse ajo fluturon në qiell pa frikë.
Pse thonë zixhirët s'i don askush?
Pse thonë është keq të mbetesh vejushë?

Shumë pseja ndihen nga gojët e tjerëve.
Por pyetjen pse ia bëjnë edhe vetes?
Apo ndoshta ata e ato vetëm të pyesin dinë,
nga monotonia pyesin, dinë vetëm të rrijnë?

Se dikush prangat nuk i don si pyetet vallë pse?
Kur as vetë nuk do i kishte lejuar,
të i ketë në këmbë apo në duar.
Mos pyet pra pse kur pyetjen vetë e njeh.

Se dikush me emrin vejushë nuk krenohet-
Kjo është shumë e vërtetë.
Por pyetja pse mund të shpejgohet:-
Se të këqijat e martesës pastaj harrohen.

Pse kështu e pse ashtu, dikush pyet,
por përgjegjja i intereson vallë?
Apo ndoshta këtë nuk e din njëmend?
Pse e sepse e ndien kudo e çdokënd.
Prandaj mos pyet shpeshherë pse
kur ti veten e shtëpinë tënde mirë i njeh.

- poezi nga Aferdita Beçiri


- Poezia u dërgua nga Aferdita Beçiri -

Nuk ka akoma asnjë votë