A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Trimërie

Shote Galica

Në bjeshkët e Radishevës
u lind bija e shquar
me emrin Qerime,
trime nga Drenica.

Ajo ishte e vetmja bijë
nga shtëpia Radisheva.
E bukur ajo ishte
e si stoli nusërie nje xherdan e kishte.

Nuse e Azemit ajo bëhëj,
ne vend dimishë kishte veshur
tirq, xhamadan, rrethatoren, pushkën
i kishte vënë ne mjedis, në kokë nje plis.

Ajo në kalë të bardhë kishte kalëruar,
nuse për Azem Galicen për te shkuar.
Porse edhe nuse malesh si e quajnë
jetën ne mbrojtje te popullit e kishte kaluar.

Sa e bukur dukej ne foton bardhë e zi,
me Azemin perkrah, si dy trima
e si dy shokë luftetare
qe secilit armik i bejne balle.

Shote Galica bistekët e gjate i kishe,
sytë e zi, buzët mishtake,
fytyren e bardhë si bora
e trupin fidan e kishe.

Thojne ke qenë e bukur
porse nje hafije të kishte goditur.
Në ate dite kishe qenë ne roje ne mal
dhe dikush ty te kishte spiunuar.

Lavdi të qoftë përgjithmonë,
për veprën tënde të ndritur,
Qerime e Shotë motra jone,
ne Drenicë e lindur, e rritur.

Gjaku yt u bëftë i shenjtë
dhe qoftë ngjitë në flamur,
si simbol i trimerisë sate
para se ciles perkulet secili burrë.

Nje shtatore ne Drenicë ta kemi ngritur,
që vepra jote mos të harrohet kurrë.
E para drenicase e cila luftoi
ne male e qëndroi si burrë.

Sot të këndojme ne ende
për shembelltyren tënde të ndritur,
ty Shotë qe edhe boten e ke mahnitur.

- poezi nga Aferdita Beçiri


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  7





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019