Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Ndarja

Fjalët më të hidhura
sikur më parë u thanë.
Ato ishin pelim
e ndarje emrin e kanë.

Virtytet njerëzore
u ndërruan me keqësi
nën një kulm
në mes dyve s'kishte dashuri.

Porse as andej e as këndej
ai politikën e donte.
Dikur presioni u bë madhështor
dhe ai nga prangat e lëshonte.

Ndarja ishte rezultat
i një kanuni të lashtë,
që me zakone shqiptare
nuk ka të bëjë, zakone barbare.

Ajo iku nga ai kokën s'e kthei,
porse zemra në dy pjesë iu nda,
njërën në shtëpi ajo
fëmijëve ua la.

- poezi nga Aferdita Beçiri


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.3 / Votuan:  18