Aferdita Beçiri Poezi
Aferdita Beçiri

Tema: Poezi Për Ndarje


Me Lote Ne Sy

Me lotë në sy e shikonte
foton ai.
Ajo nuk ishte aty më,
kishte ndryshuar çdo gjë.

E kishte menduar jetën
ndryshe ai më mirë,
porse pa thiun si e quante
ishte sërish vështirë.

Se ajo tjetra nënë
fëmijëve s'u bëhëj.
E për imtësira me ata
edhe me fjalë zëhej.

E mendonte ai gabimin
që i përbashkët ishte.
Më kot tjetrën ishte munduar
për fëmijë nënë të e kishte.

Sepse ajo ishte e huaj
për ata që vetë s'i kishte lindur.
E huaj kishte ardhë tek ata,
dhe se nuk ishte e huaj
askënd s'e kishte bindur.

- Poezi nga Aferdita Beçiri



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0