Tema: Poezi Për Fenë Myslimane

Mesazhi

O ju muslimanë
anëembanë
urime ky
bajram.

Ju sjelltë fat
e të mira në jetë
sikur
doni vet.

Poashtu paqja
tek pragjet
e shumë muslimanëve
ardhtë e mos pritoftë.

Mos qani për
vëllëzër e motra tuaja
në vendet në flakë
porse lutnu për ata e për paqë.

Thojnë bima e sëmurë
duhet hequr nga rrënja
mendoni shumë
të fala nga unë.

- poezi nga Aferdita Beqiri


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1