TEKSTESHQIP

Aferdita Demaku
Tungjatjeta Shqiptari
Lyrics

Kam një mallë që m'fle në gji
me t'i pa tokat Shqipëri
Plavë, Preshevë, Tiranë e Prishtinë
Kumanovë, Sarandë e Janinë.

Si një zog unë fluturoj
qerdhen time e kërkoj
Kudo ulem e pushoj
fjalën shqipe e dëgjoj.

Tungjatjeta shqiptari
n'Qamëri e n'Iliridë
në Preshevë e në Malësi
kurrë mos paqim ne kufi.

Nga Kosova unë po vi
me t'puthë ballin Qamëri
T'sjellë aromën e pranverës
nga Lugina e Preshevës.

T'ja shtrijmë dorën Iliridës
që nga Shkupi e në Dibër
Me Shqipërine nënë e madhe
n'valë t'Ulqinit të hedhim valle.

Tungjatjeta shqiptari
n'Qamëri e n'ILiridë
në Preshevë e në Malësi
kurrë mos paqim ne kufi.

DËRGOI: