Jeta

Duke ecur neper shkalle te jetes
kapemi per cepe te se vjetres
me maj si shkarp nga dru te prere,
ecim e ecim,pa nderprere.

Me lule shpesh,siq qelin n'pranvere
mbushen zemrat plot,aty ktu ndoj there
i mblodhem,i ruajtem,por nga duart na iken
kur erdhi kohe e tyre,ato s'ndryshojne ritem.

U gezuam,u trishtuam,i harruam
ne kujtesa zhbehen,sido qe te vuajme,
pas se kthejme koken,se na ndjek e djeshmja
si hije e henes,ne ara e ne vreshta.

Do jemi neper shkalle,ca te pjerrta ca te rralle
kembe njeriu trason,ngjason si peralle
s'i numerojme dot,se nuk na premton koha
do i thone vitet,rrudhat edhe mosha.

- poezi nga Aferdita Salihu


- Poezia u dërgua nga Aferdita Salihu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5