A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Flamurin

Flamuri

Je nje,i paprekur,
me dy ngjyra,ipaepur,
lum si ai,qe t'mba ne dore,
hijeshon vendin,si mal me bore.

Ti flamur ke valuar,
gjithmone lart,kurre s'je rrezuar,
se nga gjak shqiptari e ke mar ngjyren,
e ne nga ty,e kem t'bardh sot fytyren.

Jem krenar me ty,shiponje dykrereshe,
kalove neper fortuna,shira e rrebeshe,
na mbajte te gjalle,na mbajte te bashkuar,
si nje nene e mire,femijet pa i harruar.

Nder flamujt tjere,te dalloj dhe nga qielli,
me ndricon prej s'largu,mu sikur dielli,
se zemrat mbushen plot,por syri loton,
per flamurin kuq e zi,dhe per ata qe s'jane sot.

- poem written by Aferdita Salihu


- Submitted by Aferdita Salihu -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  12





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019