Kartolina

Sapo hapa porten,
hapin e pare qe hodha,
me kembe shkela nje kartoline,
por nga ngutia,me dore anash e menjanova.

Dicka me thoshte,dicka me ndalte,
te kthehem te shoh,te kujt kartoline shkela,
pse nuk e shikova,pse nuk u ndala,
ne gjysem te rruges,e hutuar ngela.

Zemra me dridhej,dicka nga mbrenda me fliste,
ne syte e njerezve ne rruge,kerkoja nje keshille,
secilin qe shihja,u mundoja t'i mashtroja,
si nje femije lazdran,qe rrin urt e behet i mire.

Nxitimthi u ktheva,me sy e kerkoja,
me trembte shi i imet,qe mbi koke me binte,
se nga flok te mija mund te shlyhej emri,
si rreke n'mes flokesh shiu dilte.

Nuk me kish shkuar kurre ne mendje,
pas sa kohesh,pasi ishim ndare,
e tash pernjehere,me krijove shume hamendje,
por ishte shume,shume vone,ti,qe vet me kishe lan.

- poezi nga Aferdita Salihu


- Poezia u dërgua nga Aferdita Salihu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2