Aferdita Salihu Poezi
Aferdita Salihu

Mos Me Kerko

Nese nje dite me sheh,
mos u gezo,
nuk do jem une
ajo qe ke njoh.
Do jem ajo,une
me floke jo te sheshte,
thatime apo trashalluqe
kete do te gjesh.
Mos u habit
nese ne sy s'te shikoj,
jam ne kerkim t'vetvetes
dhe pas rinise qe shkoi.
Per ty do kem harruar
andaj mos me shqeteso,
mbi ure e vetmuar
hapat mos mi numero.
Ndjenjat i kam zvesh
se u binte ere,
ne pastrim si peshqesh
dhurova ,si varese ne dere.
Nese nje dite me sheh
mos u pikello
nuk do jem une
ajo qe ke njoh.

- Poezi nga Aferdita Salihu


- U dërgua nga Aferdita Salihu -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0