A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Hallexhinjte Dhe Politika

Mora rruge gjer ne fund t'qytetit,
duart i mbaj thelle,prekin fundin e xhepit,
dal t'me sqarohet mendje nga peripetite e dites,
te shkarkoj nga shpatullat,lajthite dhe dredhite.

Politike na jane bere dhe syte
secilin qe shohim shikojme me kete prizem,
e nga bark i tejngopur kerkojne pak meshire,
per nje vote te majme,politikajt e mire.

S'i ti dalin ne fund dites se sotme,
kane halle njerzia,nuk mirren me tv e spote,
te panumer,te panjohur jane hallexhinjte,
qe i bejne me fame ditore,keta karrikexhinjte.

Rruge e gjate,nje,e vetme gjer n'fund te qytetit,
dybek e bere nga kalimtaret si une,
yrnek ne veti,secili ndrysh nga tjetri,
nuk kane kujt t'i qahen,pos t'i bien gureve kembe.

- poem written by Aferdita Salihu


- Submitted by Aferdita Salihu -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019