>
LETERSISHQIP

Per Ty Syblerta Ime

Blerimeve ua shton rriten,
ngjyren syte e tu ua shtojne edhe me shume,
si shiu floket qe ti shendrit
ti je blerine vet,te blerte siq i ke syte.

Fryma jote e ngrohte si pranvere,
bashke me te s'di cilen me shume ta dua,
ty,qe me je bere oksigjen dimer e vere
sy i bleruar me shije pranvere.

Bukuria yte pushon mbi gonxhet e luleve,
sa here kam mall per ty,ato i mbaj ne dore
shpirtin merrma me vete,se pa ty jam i huaj
jam nje vjeshte e vone,ku nuk gjen kurore.

Endja ime per ty ia kalon edhe mendjes,
e shkreta me e madhe e me e shpejt se edhe era,
aty ku horizontet nuk preken dot nga asnjeri
jam une qe te ndjej aty,se me pret syblerta.

Nuk do ndalem kurre te kendoj per ty
kenga le te shtrihet mbi dallga e mbi pulebardha,
jehona te degjohet pas maleve e gjer ne ishuj
per ty,vetem per ty,me e mira ime,me e bardha.
U dërgua nga:Aferdita Salihu