A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Me Quaj Si Te Duash

Ndoshta une per ty jam
si rera buze detit,
teksa valet e mbulojne me shkumbe
e gjurmet ia merr me veti.

Puhize do doja te me quajne
apo pulebardh te jem si ajo,
se ere e detit me ben te vuaj
dua te iki ngado,e te fluturoj.

Me quaj si te duash ti zemer,
se ne gjume notoj si neper valet e detit,
gjuhet e botes mi shkrij ne nje emer
do e dua si te dua ty,si bir te nje mbreti.

Dashurine ta kam falur si buqete me lule,
buzeqeshjes i buzeqesh se me kujton ty,
nuk jam e marre as kur eci mbi uje
koken mbaj lart se mos te shohin t'mit syte.

- poem written by Aferdita Salihu


- Submitted by Aferdita Salihu -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019