>
BIOSHQIP

Afrim Muciqi: Ne Kosove Tani Ka Produksione Mjaft Kualitative

10-05-2012
Afrim Muçiqi realizon videoklip me 2.500 euro May - 10 | Posted by: Berni | no comments. Categories: Celebs, Gallery, Gossip, Kryesore, News, Vipat Shqiptare Afrim Muçiqi është konsideruar si njëri nga këngëtarët me më pak klipe. Arsyeja përse nuk ka qenë i dhënë pas klipeve ka qenë mungesa e produksioneve vendore dhe çmimet e larta që kanë mbretëruar në rajon për të realizuar një videospot. Tani ai sapo ka lansuar videoklipin e këngës "Për jetë", të përgatitur nga produksioni "Emf Creative" me një çmim mjaftë të volitshëm siç thotë edhe vet ai. "Më parë nuk kam dashur të realizoj klipe për faktin se nuk kemi pasur produksione vendore dhe për të realizuar një klip është dashur të shkojmë në Maqedoni apo Shqipëri dhe të paguajmë nga 5 deri në 7 mijë euro. Ndërkaq unë tani këtë videoklip që e kam realizuar me produksionin vendor "Emf Creativ" e kam realizuar me 2.500 euro. Dhe ja këtu shihen ndryshimet e çmimeve. Unë jam më se i kënaqur që këtu në Kosovë tani kemi produksione mjaft kualitative dhe me më mjaftë profesionist ku mund të realizojmë videoklipe sa herë që duam", ka thënë ai për "Zëri". Kompozimin e këngës "Për jetë" e ka realizuar vet Afrimi dhe ky është kompozimi i parë që e ka bërë deri më tani, ndërsa aranzhmanin e ka realizuar Alban Fortuna dhe tekstin Rozana Radi. Afrimi tani ka nisur punën edhe për një këngë tjetër e cila këngë thotë se do ta përcjellë sezonin veror, ndërsa prej javës së ardhshme do të filloj edhe me angazhimet në mbrëmjet muzikore të maturantëve.
(vipat.info)

Afrim Muciqi: Ne Kosove Tani Ka Produksione Mjaft Kualitative