A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Live Video

Top 200

Afrim Muciqi - Therret Prizereni Mori Shkoder


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  146

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

18/05/2012

2012-05-18T12:59:00

Heeej
Thërret Prizreni mori Shkodër
Hajde trim se të kam motër
Merre Durrësin dhe Tiranën
Se na kshtu e gëzojna nanën
Unë thërras Pejë edhe Gjakovë
Oh Drenicë Llap edhe Rugovë
Vjen Deçani, Mitrovica
Kaçaniku e Kamenica
Vjen Gjilani e Prishtina
Ferizaji edhe Klina
Oooh, n'kët kala s'bashku të rrina

Heeej
Kur të vini, ou kur të vini
Mos harroni
Edhe Krujën o këtu t'ma ftoni
Çoni lajm në Gjirokastër
Tepelenë e Mallakastër
Has, Mirditë, Kuksin me thirrë
Thirre Korçën o me rrethinë
Thërras Tetovën o Gostivarin
Thërras Ulqinin e Tivarin
Bujanovci, vjen Presheva
Suhareka e Malisheva
Oooo ton Gollaku e Podujeva

Heeej
Kam thirrë Plavë
Kam thirrë Guci
Ooh Hot e Grudë edhe Malësi
Kam thirrë Dibrën, Ohrin, Strugën
Merre Lezhën edhe Pukën
Vjen Çamëria, vjen Janinë
Ooh lum na lum s'bashku do rrina
Manastiri ka çu fjalë
Gjithsesi unë kam me ardhë
Gjithsesi unë kam me ardhë
Ooh se për Korçë malli m'ka marrë
Po ni besë ka thanë e ki
Oooo herdokur te ju do vij-e

Heeej
Kur të vini dorë për dorë
Ooh mos harroni t'shkoni n'Vlorë
Çonja Vlorës nji porosi
Nji flamur le ta mban në gji
Të gjithë vllazën edhe motra
Eni këtu po na thërret votra
Nji kunorë bashkë ta qëndisim
Ooh nji flamur pa yll ta ngrisim
Le t'dëgjojë sot bota marë

OOO KËSHTU RRINË BASHKË O
EU POPULLI SHQIPTAR-E


Ky tekst u dërgua nga Ywwii   Tonnidas




Më Shumë...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019