Më mbaj mend (për 1 muaj)

Aggro - Nostalgji Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  4

[Intro]
Yo Ky sen i dedikohet nanes
tem edhe kejt nanav ku do qe jon

E thom edhe per ata qe se kan pas rastin kurr me ju falenderu, se

[verse 1]
Jom kan fmi naiv shum i ri at koh senet
Mi kuptu ose mi dit
Ti jeten tane ki sakrifiku neve dyve
N’kushte t’mira me na rrit
Ne Mozartplatz, xhepat zbrazt
rrugt bore, ti me foshnje n’dore
tu shetit poshte perpjete
Qumsht me gjet
93ten n’mal kufinin ilegal tu e kalu
Jete ma t’mir tu ndjek,
diqysh, n’DDR ki perfundu
Mu kujtohet se kuptojshum
Stilin e jetes nomade
Ndrrimi hajmav për gjdo muj
Rutin kurr pa u ba rahat
Mam trego pse jem pa fat
Gjdo stine e re gjithe ka fillu me lot
vizita t’regullt ne kryq t’kuq i
Maj n’men si sot
Po prap pesha ma e madhe ka
Pushu mi kraht e tu
Shpesh rolin e dy prindve nikosisht
Ti e ki lujt
Trego ka e more forcen qysh ki mujt
Me kan e fort, me qendru
Shtat vjet t’plot, mu integru
N’fund me gjet leter n’post
Negativ andrra u sos
Endrra u sos?
Hë.. deportimi u vendos!

[hook]
Senet kan ndru venin e njejt hala te un e ki
Pa ty s’kom jete se ti je drita e syve t’mi

[Verse 2]
Mu rreqethet trupi saher
Qe kujtoj dimrin n’shatorr
Dy djem t’lazdrum n’sken
T’gabum tmerr film horror
E kujtoj naten e ftoht
Minus grad monoton se
Rryma u nal n’vizit jena dal
U kthym dikur te shpia
Kejt shatorri gati ish kall
Kan than jeta so fer
Po ty qysh mujti me
T’trajtu kit mnyr o mister
Sa sfida dhe pengesa
Para kamve ti ka gju
Gjdo femen n’pozit tane
Besa moti ish dorzu
Saher na t’kena shajt
Saher t’kena fajsu
T’kena ba me kajt
Po ti prap kurr sje anku
Ke pas 1000 arsye
Mi kap teshat mu largu
Po mbretneshes i ka hije
Deri n’fund me luftu
E kto vargje une i thuri
Me plot mall e nostalgji
Edhe pse jen kan te shtira
Krejt i dha kohen me kthy
Me shum mund i nali lot
Ti je arsya kush jom sot
Na dergove ti ni engjull
Faleminderit shum o zot

[hook]
Senet kan ndru venin e njejt hala te un e ki
Pa ty s’kom jete se ti je drita e syve t’mi

[verse 3]
U kan rrug e shtir
E gjat, shkretir e that
Po me shum mund ne fund
Arritum me kalu ket faze
Se shum mila n’jete duhet
Me ec me gjet dikur oaze
E respektin qe e kem
Per ty gjith ka me kan pa mas
ti je lidhja ma e fort
N’zinxhir femen me klas
As nuk ka gru ne bot
Qe venin ton
Ne zemren tem e zavenson
Pa e tepru ti je njo në Million
Me t’vertet per mu je mrekullia e tetë
As pak nuk osht e let
me kan femen ne boten e mashkullit
Ku pritjet Nga ni femen
Ngriten shtohen pa limit
Mos ta nin se nuk je vet
Une t’kuptoj, plus t’mirat
qe i ki ba per neve kurr nuk
Ti harroj, e nese
Kaniher deshtoj me shpre
Mirnjohjen tem ose dashni
Kerkoj falje qe mashtrohem
Me do sene pa rendsi
Se kto gjana metariale devijojn
Ne rrug t’gabum
E di shum mir agimi i
Neserm nuk osht i premtum
Kshtuqe rastin e shfrytzoj
Sot zemren me shpalu
Te dua mam pa fund
Ti je gjithqka per mu!
E thom me gjith zemer
Te dua mam pa fund
Ti je gjithqka per mu

[hook]
Senet kan ndru venin e njejt hala te un e ki
Pa ty s’kom jete se ti je drita e syve t’mi

Ky tekst u dërgua nga Liza


Nuk kemi video për këtë këngë.


Publikimi: 19/11/2018


Më Shumë Këngë Nga Aggro:


Komente 0


Aggro - Nostalgji
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Nostalgji".
3. Video është e këngës "Nostalgji", por nuk këndohet nga Aggro.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.