>
LETERSISHQIP

Rri N'shpi

S’kam pushue asnjë ditë
Nga ditët që rri n’shpi
E di brenda meje dikush më rri
Mbi diellin qëndron

Më lart se dielli është ngrit
Çdo ditë i fal tokës shi
Më pastaj diell e ngrohtësi
Fjalët që s’më vien në mend

Ajo m’i vënë në rëndë
E dini kush rri mbi diell
Asnjë flakë nuk e djeg
Në ylĺ është shndërrue

Me hyjnitë tani rri
E bukura hyri
Erna e di je ti
Veç Tanagres i ngjanë

Brezat një ditë do të thonë
Ishte edhe Marigonë
Për fytyrën shqiponjë
U ngrit të jetoj me flamur tone

Sa herë ngriti kokën lart
E di kush jeton në qiell
Një buzëqeshje e artë.
Rrr n’shpi
10 maj 2020