Tema: Poezi Për Kombëtaren


Kombetarja Kuq E Zi

Ju lojtar të viseve arbrore
Ju o njerz lojtar futbolli,
Për një fitore të ëmbël kombi
Pasha Ju, malli na mori.
Ka ardhë koha dhe momenti
Ju djelmosha shqipëtar,
Kombit mbarë, edhe atdheut
Një fitore me ia fal’.
Kemi shansin historik
Atë fitore me e shijue,
Elbasanin dhe Arbërinë
Me histori t’re me nderue.
Ju o djem të atdheut!
Kuq e Zi ngjyrat mbro,
Edhe pak orë trojet shqiptare
Do t’ju shpallin Ju hero.
Lene kryqin edhe faljet
Betohuni shqip n’Zot e atdhe,
Luani këmbët, lozne topin,
Një fitore falna ne.
Kjo do t’jetë dhuratë nga Ju
Zoti vetë Ju ka dergu,
Një fitore t’paster shqiptare
Popullit Ju me ja dhuru.
Lozne topin, epni gola,
Me lojë ta mundim Serbinë,
Do të jeni hero t’kombit
Kur nderoni Shqipërinë.
Para djemt e Kastriotit,
Me shqiponjen në gjoks e zemër,
Me fitore që do t’na falni
Arbëria merr tjetër emër.
Para kombëtare për Zot e Atdhe
Mbarë një popull mbrapa e ke,
Forca, forca o djem bujar
Ju jeni shpresa e sportit shqipëtar

- Poezi nga Agim Gashi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0