>
BIOSHQIP

Agim Poshka: Do T'i Rikthehem Muzikës, Por Edhe Më I Pjekur

06-02-2013
Agim Poshka eshte ndoshta nder te vetmit kengetar shqiptare, qe ka nje titull Doktor, dhe kete ne fushen e Filologjise dhe Edukimit te Gjuheve. Megjithate pasioni qe ka ai per muziken eshte shume i madh. Ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”, Agimi flet per arritjet si pedagog, per jeten, projektet e tij dhe sigurisht edhe per problemet qe shqetesojne sot muziken shqiptare. Per me shume lexoni intervisten e plote. Si ishte viti 2012 per ju? Ka qene nje vit i varfer ne fushen muzikore. I jam dedikuar ne pjesen me te madhe te kohes punes ne Universitet dhe familjes, pasi ne veren e viti qe lame pas u futa dhe ne shtepine e re. Ajo qe nuk dihet ende ne Shqiperi per mua, eshte fakti qe une udheheq nje komunitet artistesh ne Maqedoni. Eshte Shoqata e Artisteve Shqiptar ne Maqedoni per te krijuar hapesira te barabarta mes artisteve shqiptare dhe atyre maqedonas. Aktiviteti i fundit kishte te bente me diskriminimin qe televizioni public maqedonas u ben artisteve shqiptar gjate organizmit te konkursit per ne Eurovision, ku nje nder nenet e statusit te ketij festivali thote se kenget duhet te kendohen vetem ne gjuhen maqedonase. Kjo eshte diskriminuese duke marr parasysh faktin se edhe gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare ne Maqedoni. Ne kemi pasur nje sere konferencash si komunitet artistik shqiptar, sepse besojme qe eshte absurde per nje festival multikulturor si Eurosongu te organizohen konkurse monokulturore. A kishte dicka qe ju ka mbetur pa realizuar dhe ne nje fare menyre peng, nga viti qe shkoi? Kisha disa ide qe kishin te bejne me shume me menaxhimin artistik se sa krijues, qe desha t’i nis por mbeten per kete vit. Po viti 2013 si ka nisur per ju? Ne qetesi!! Bera disa dite pushimet duke bwre edhe pak ski dhe turizem malor, pasi e di se me pret nje vit intensiv. Cilat jane pritshmerit per kete vit te ri ne aspektin profesional? Ky vit do te jete mjaft me dinamik per vet faktin qe vitit 2013 per mua eshte vit jubilar. Kete vit behen 15 vite nga regjistrimi I kenges time te pare qe ndodhi ne Tirane dhe prezantimin tim te pare ne TVSH. Besoj ky vit jubile per mua, do te shoqerohet me nje koncert gala dhe album te ri, por edhe nje liber me rreth 60 poezi. Mbi disa nga keto vargje une kam shkruar edhe muziken dhe i kam bere kenge. Po ne ate jetesore? Shpresojme per nje bebe te shume pritur ne shtepine e familjes Poshka. Kenget, bebit ia kemi shkruar, kompozuar dhe dedikuar dhe me heret dhe tani vetem shpresoj te personalizohen. Si e shihni nderlidhjen e rrymave te ndryshme sot ne muziken shqiptare? Mendoj qe nderlidhja e rrymave muzikore ne ate shqiptare, e pasuron ate dhe i jep nje dimension me global jetes se shqiptareve. Kjo ka qene e nevojshme pas shume vitesh komunizem dhe tranzicionit te tejzgjatur. Ajo qe nuk shkon, sipas mendimit tim eshte nderlidhja e frymeve dhe motiveve te etnive te ndryshme ne muziken shqipe. Disa do te thone qe “ky eshte Ballkani, nje tave turli”, dhe jam dakord, por identiteti ishte autenticiteti i muzikes shqiptare, si nje nga tiparet qe formoi identitetin e dallueshem shqiptar nder shekuj. Dhe per cudi tani qe jemi kryesisht te lire ne trojet tona ne merremi ose me mire kopjojme, muziken e popujve te tjere. Kjo nuk eshte si arsye e shpirtit kosmopolitan qe kane disa “kompozitore” shqiptare por eshte arsye e shpirtit medioker dhe ekstremist komercial, qe kane disa muzikante shqiptare. Ju kemi pare paksa te terhequr nga muzika, pse? Une pervec karrieres time muzikore qe e fillova si jo shume i ri, kisha paralelisht edhe nje profesion te cilin e kam dashur dhe i jam dedikuar per nje kohe te gjate. Gjate 6 – 7 viteve te fundit kam jetuar dhe studiuar edhe disa semestra ne Amerike, per te kompletuar kualifikimin tim postdiplomik. Me pas mbrojta edhe Doktoraturen ne fushen e Filologjise dhe Edukimit te gjuheve. Kjo kerkon seriozitet dhe angazhim te vazhdueshem, periudhe qe e nxori perkohesisht muziken ne plan te dyte. Por tani qe statusi im si Docent Universitar eshte i kompletuar, une mundem t’i kthehem me i pjekur edhe muzikes. A keni pengje per humbjen e disa viteve te rinise ne profesionin e Profesorit serioz, kur mund te ishit nje muzikant i lire dhe te shijonit ato vite me shume dinamizem sic dine te bejne artistet? Mbase po, ne momente te caktuara, por njeriu maturohet dhe kupton qe shpesh here kane rendesi planet e se ardhmes sesa kenaqeshit e momentit. Une fillova pune ne moshen 22-vjecare si nje lektor i thjeshte ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove ne vitin 2001, kohe kur ishin edhe luftimet midis UCK-se dhe ushtrise maqedonase. Ne ate faze, njeriu kupton qe te punosh ndershem ne arsimimin e brezit te ri te popullit tend, eshte me e rendesishme se nje turne koncertesh ne Gjermani ose Zvicer. Nuk po them se ata qe ben koncerte gabonin por aty, une ndjeva se mund te jepja kontributin me te madh per vendin tim edhe sepse gjendja e sigurise ne Tetove gjate kohes se pas luftes, ishte larg nga normalja. Sado qe duam ndonjehere te kemi statusin e nje “ylli te madh artistik” ne jetojme ne nje Gadishull te vogel ku duhet te evidentojme vazhdimisht vlerat tona, perballe shumices sllave ne Ballkan. Cfare do ju largonte perfundimisht nga muzika? Vetem fatkeqesite shendetesore. Edhe pse jam komod ne profesionin e pedagogut, muzika per mua perfaqeson boten shpirterore dhe per mua bota shpirterore eshte shume me e rendesishme se ajo materiale. Kemi pare se muzika rome po behet gjithnje e me shume pjese e muzikes shqiptare, ju cfare mendimi keni per kete? E preka pjeserisht kete teme edhe me siper. Nje popull me gjithe kete folk te pasur, me gjithe ato variacione motivesh, qe ndryshojne nga jugu deri ne veri, nuk ka nevoje fare per huazime. Pashko Vaso ka thene “muzika shqiptare kaloi 3000 vite ne roberi te ndryshme, por perseri ruajti identitetin e saj”. Sot nje pjese e ketyre pseudo-muzikanteve e kane me ne zemer muziken rome, se muziken shqipe. Per mua muzika rome eshte mjaft e bukur por njoh muziken time shqipe ne identitet. Muzikanti shqiptar nuk ka si behet modern dhe interesant me muziken e nje populli tjeter. Muzika rome per hir te se vertetes ka nje muzike dhe muzikante te jashtezakonshem, por identiteti muzikor shqiptar duhet te pretendoje vlerat perendimore sic bejne te gjitha fushat e tjera artistike si teatri, piktura, baleti dhe jo te pretendoje lindjen ose orientin. Gati per cdo kenge te re qe del, thuhet se eshte e kopjuar, ju duket normale kjo? Te jem i sinqerte shpesh here kjo edhe eshte e vertet. Ky eshte nje fenomen gati normal tani. Per fat te keq nje pjese e madhe e radiove, televizioneve dhe festivaleve, nuk kane redaktore te vertet muzikore qe te filtrojne muziken e vertet popullore ose moderne shqiptare nga keto devijime dhe ne gjendemi ne kete gjendje qe jemi. Ne vend qe mediumet te kene redaktor muzikor profesionist ata kane redaktor profesionist komercial. Une e kuptoj qe eshte ekonomi e tregut, por me keto ritme neve do te harrojme Cfare kemi hequr ta ruajme kete identitet deri ne ditet e sotme dhe tani qe jemi te lire, ne vend te krijojme lirshem disa nga ne vjedhin nga turqit, greket, rumunet, romet etj. Ironia me e madhe eshte se nje pjese e “muzikanteve” thone qe ata s’kane c’te bejne se ashtu e do populli dhe ky eshte nje mashtrim i madh. Populli shqiptar konsumon ate qe i ofrohet. Ndonjehere mendoj se nje pjese e ketyre hajduteve kane studiuar mire teorite filozofike te Orteges per psikologjine e turmave. Nese do te kishit mundesi qe te ndryshonit dicka, cfare do te donit te ndryshonit ne muzike? Une do te kisha propozuar fillimin e nje strategjie afatgjate te Ministrise se Kultures per ruajtjen e vlerave dhe kultures muzikore brenda dhe jashte Shqiperise. Kjo nuk behet me institute te kohes se xhaxhit duke hapur muze, duke ruajtur fonograme dhe transmetuar vetem kenge te Fitnete Rexhes dhe Jusuf Myzyrit, por duke kontrolluar redaksite muzikore per permbajtjen e dyshimte qe promovojne ata. Mund te tingello si ide e kohes se “reformave agrare” por Franca keshtu e ka zgjidhur. Mediumet paguajne per muziken qe transmetojne dhe e kane te detyrueshme qe 40% e muzikes se tyre te jete autentike franceze qofte ajo pop, folk apo rock. Duke bere kete balance, autoret e mirefillte shqiptare stimulohen dhe paguhen per artin qe bejne dhe clirohen nga ata qe vjedhin muziken e popujve te tjere. Muzika eshte kategoria me fluide, nuk eshte si kostumet popullore qe i konservon dhe e ke siguruar cilesine nder vite. Brezi i ri qe do rritet me muzike rome, turke dhe greke do te vazhdoje kete tradite edhe te brezi i ardhshem. Ne fillim besoja se kjo fatkeqesi ka kapluar vetem zonat jashte shtetit zyrtar shqiptar si Maqedonia, Kosova apo Mali i Zi por kjo eshte nje metastaze qe vitet e fundit lulezon edhe ne qendren e Shqiperise, Tirane. Sado qe tingellon fataliste, ka ardhur koha qe dikush te ndermarre dicka sepse pasojat do t’i ndjejme shpejt dhe s’do jene te largeta Cfare do na thoni per ne fund? Shendet, fat e mbaresi per te gjithe shqiptaret kudo qe jane dhe faleminderit redaksise suaj qe ngacmoni temat delikate te lartpermendura. Une si natyre jam optimist dhe besoj se ne shqiptaret do gjejme energjine e duhur per te unifikuar vlerat muzikore dhe artistike kombetare.
(Yllka Selita Koha Jone)

Agim Poshka: Do T'i Rikthehem Muzikës, Por Edhe Më I Pjekur