TEKSTESHQIP

Agim Tejeci
O Kitarë, Kitarë
Lyrics

O kitarë kitarë
me ty këngët e bukura i këndoj
me atë tingull magjepës
zemra më kënaqet kur të dëgjoj

Me ty kujtoj ditët e rinisë
me ty i këndoj dashurisë
ti ma mbushe jetën plot gëzim
ti ma mbushe shpirtin tim

Nën dritare të vashës sime
serenatën ta këndoj
në cdo cast unë të kam pranë
shok të jetës ty të kam

Kur të bjerë muzgu i parë
shoqëria mblidhet si gjithmonë
kur të vjen pranvera në behar
këngë të vjetra me mall i këndoj

Me ty kujtoj ditët e rinisë
me ty i këndoj dashurisë
ti ma mbushe jetën plot gëzim
ti ma mbushe shpirtin tim

Nën dritare të vashës sime
serenatën ta këndoj
në cdo cast unë të kam pranë
shok të jetës ty të kam

DËRGOI: