>
LETERSISHQIP

Betimi (Anno Domini 1999)

Jam fis me fijet e barit
Jam fis me lisat e malit
Jam fis me valët e detit
Jam fis me vajin e poetit
Më plaçin sytë e ballit
U bëfsha shkrumb prej mallit
Trupi më dysh m’u çaftë
M’u thaftë krahu i djathtë
E qiellëza në gojë
U bëfsha lojë e plojë
Mos shtifsha gjumë në sy,
Nëse të harroj ty!
E zjarr e hi reshtë mbi mua
Në mos u kthefsha në viset e tua!
U dërgua nga:arsimdiber