>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtari i ri gjilanas, Agon Latifi shihet si një talent mjaft premtues dhe qyteti i Gjilanit pret që ai të ketë sukses të madh në skenën e muzikës kosovare. Kujtojmë që djaloshi është i biri i legjendës së boksit kosovar Agim Latifi. Ai është duke përfunduar studimet në RIT, ndërsa ka synim një karrierë të bujshme në tregun muzikor.

Më datë 2 Gusht 2016, Agon publikon videoklipin "S'je Ka M'don", një këngë që është pritur mjaftë mirë. Tekstin e këngës e ka shkruar Floriant Saliu, ndërsa spoti është gjiruar nga kompania ‘Urban Graphics’.

Më datë 26 Mars 2018, Agon Latifi publikon videoklipin "Drejt N'zemër". Muzika dhe teksti u shkruan nga Uki Latifi.

Më datë 30 Korrik 2018, Agon Latifi publikon videoklipin "Mos E Nal", e cila është rimtike verore dhe shumë e pëlqyeshme për veshin e publikut. Muzika dhe teksti i janë besuar artistit Uki Latifi, i njohur si SoulKid.

Më datë 17 Dhjetor 2018, Agon Latifi publikon videoklipin "Si Ti". Instrumentali eshte prodhuar nga Cricket, Teksti dhe muzika nga Gesko.