>
LETERSISHQIP

Dallëndyshe E Vogël

Ti erdhe…
Dhe zërin ta ndjeva me parё se sa tё pashё.
Cicёroje a qaje?
Ti erdhe…

33 vite tё prita e të gatita,
shtigjeve e fushave nga eca,
Lule, gëzim dhe vaj mblodha
Po, dhe armё nё dorё pata..
Qe ti tё vish sot…
E lirë dhe pa rrobe shtrënguar...
Ti erdhe….

E di...
Me njeh po aq sa botёn qё tash preke.
As unё s’tё njoh - jo,
Por ah sa tё kam pritё
Dhe fryma jote thinjave m’ju dha jetë
Ti erdhe…

Dhe gjallёrove qetёsitё..

Bijёs time Aronёs
3 qershor 2013 Bari (Itali)

DËRGOI: