>
LETERSISHQIP

Mall Vjeshte

Era fryen, troket shi me vjeshtë!
U zhduk cicërima, nuk dëgjohet më!

Vallëzon mjegulla, gjinkalla heshtë!
Një lis u rrëzua, mali qau pa zë!

Një gjeth u shkëput, n'degë s'e la kjo erë...
Shkuan dallëndyshet, hiç s'i vura re...

Pusullën e shkurtër, që shkrova njëherë...
Pak fliste për kohën, shumë fliste për ne!
E dielë, 18 shtator 2022.

DËRGOI: