Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Vëllain dhe Motrën


Dedikim Motres Time...

(ME RASTIN E 11 VJETORIT TE VDEKJES)

Kam shum vite pa te pare
trendafili i zemres time
lotet ende sme jane thare
me mungojne ato perqafime

Pa celur mire e lulzuar
te mori zoti shum te re
nga nje semundje e mallkuar
sa shpejt u trete mbi dhe

Sa shum ti e doje jeten
me buzeqeshje rrije cdo dit
mundoheshe te shmangie vdekjen
me gjith ato dhimbje qe kishe ne shpirt

Sa shum malli me ka marr
trendafili i shpirtit tim
te shtrengoj fort te mbaj ne krah
me dashurin time te ngjallesh ti

Me fal moter qe po qaj
ti kurr si doje lotet e mi
por veten dot se permbaj
qe ste kam ne krahet e mi

Trendafilat celin e thahen perseri
nuk e ndjej aromen e tyre si me pare
qe ate dit kur ike ti
trendafili i zemres eshte thare

O shpirti i motres sa me mungon
behu engjell na perqafo
sheroje zemren ton
me dashurine tende na mbulo

O e shtrenjta ime
kurr nuk te harroj
trendafil ne zemren time
do mbetesh pergjithmon

- Poezi nga Aida Elb



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  22

Komente 0