>
BIOSHQIP
Biografia
Dasma e ministrit Erjon Veliaj dhe juristes Ajola Xoxa bëri bujë në media.

Mirëpo, jo më kot thonë se çudia më e madhe zgjat tre ditë dhe dasma duket sikur u harrua. Por për Ajolën ajo do të mbetet dita më e rëndësishme e jetës së saj.

Nusja e bukur, e cila u komplimentua për thjeshtësinë dhe rrezatimin në të bardha, shfaqet përrallore e fotografuar nga Edvina Meta.

Fotografja ka postuar në profilin e saj në Instagram fotot ekskluzive të dasmës, ku në qendër ka futur detajet e fustanit, flokëve dhe tipareve të Ajolës.

E dashuruar me këtë foto ka qenë edhe vetë Ajola Xoxa, e cila ka komentuar e ekzaltuar në të gjitha fotot e saj.