TEKSTESHQIP

Alban Emiri & Josif Gjipali
Na Lini Të Jetojmë
Lyrics

Më kot unë pyes pse nuk erdhe përsëri
Kush ti ndali hapat, kush të tha "Mos ik!"
Një lajm i ditës si një krismë trëmb çdo shpirt
Bëhet zog plagosur Zemër e vrarë në frikë

Çdo dashuri që të jetojë do ngrohtësi
Dhe toka s'rron pa diellin lart, pa kaltërsi
Kudo të jesh o moshatar i vendit tim
Kush vallë si ne do dashuri

REF:
E duam jetën ndaj na lini të jetojmë
O mik, o vëlla pak qetësi për shpirtin tonë
E shtrenjta ime ti këtë mbrëmje mos mungo
I kam harruar përkëdheljet mos harro

Çdo dashuri që të jetojë do ngrohtësi
Dhe toka s'rron pa diellin lart, pa kaltërsi
Kudo të jesh o moshatar i vendit tim
Kush vallë si ne do dashuri

REF 2x:
E duam jetën ndaj na lini të jetojmë
O mik, o vëlla pak qetësi për shpirtin tonë
E shtrenjta ime ti këtë mbrëmje mos mungo
I kam harruar përkëdheljet mos harro

DËRGOI: