>
BIOSHQIP

Alban Mehmeti, Duet Me Të Fejuarën E Tij Fjolla

16-11-2012
Këngëtari Alban Mehmeti është duke punuar në disa projekte të reja muzikore, dhe së shpejti do ta lansojë njërën prej tyre.
Ish-pjesëtari i grupit "Aurora", i cili së fundi lansoi këngën "S'ishte hera e parë", tashmë ka filluar punën për këngët e reja.

Albani këtë herë siç duket po vjen me një bashkëpunim interesant. Ai është parë në studio me të fejuarën e tij Fjolla, me të cilën pritet ta sjellë edhe një këngë duet.
(Telegrafi)

Alban Mehmeti, Duet Me Të Fejuarën E Tij Fjolla