>
LETERSISHQIP

Para Rrebeshit

Faqe-purpurt
trëndafil i kuq
ç'fsheh kështu,
në sytë e tu?
Ç'është ky hall?
ky mall
për të vdekur?
për të tretur
a për të gjallë?
Anije resh lundrojnë
nëpër rrebesh
në të errëtin ballë...
anijet
ankoruar mes nesh.
Më lër t’u hipi anijeve,
ta mbyt hallin,
në det ta shuaj mallin,
dhe të vij -
i vdekuri me të vdekurin,
i gjalli me të gjallin...
i gjalli për të gjallin...
Faqe-purpurt
ne
kemi
humbur...
Tashmë kurrkush s'na e qan hallin.
Trëndafil i kuq!
trëndafil i këputur!
2001