>
LETERSISHQIP

Mbrëmë, Të Tradhëtova

Mbrëmë në mesnatë
Të tradhtova,
E vetmja ime,
Unë, besëshkali i prapë.

S’i durova dot bukurisë,
S’i qëndrova dot vetmisë –
Mëkatit që brenda meje lëviz.

Ty të harrova për një çast,
Një çast i shushatur!
Ndërsa “mikja” hynte nga dritarja e hapur.


Harrova që Ti,
Ti je ajo që ma stolis ëndrrën!

Mbrëmë të tradhtova,
E vetmja ime,
Me të bukurën,
faqepurpurtën,
Hënën...
Ankara, 5.7.2002 Mesnatë