>
LETERSISHQIP

Letër Në Shi

pelerinën e zezë
si natë
rrugëve mos e tund
mos kalëro si erë
jeta është plot të përpjeta
plot rrëpira
mos ik prej vetes si ngaherë:
ty gjithnjë të rrëmbejnë shirat.

trokëllimën e kalit
e vara vath në vesh
dhe ikjen
shtegtimin e ruaj në ballë
të kujtimeve
në brigjet e mia
gjemitë të mbytura do t’i gjesh,
se ti solle shirat-stuhitë e gjithë dimrave.