TEKSTESHQIP

Albana Bilalli
Koha
Lyrics

Ahh moj kohe e fshehur...
qe po me ik dita dites
pa te puthur ne te gjitha
anet e trupit tand...,

po ike pa mshire, e
e kenaqur me veten
qe je aq e bukur,
e duke u krenuar
me bukurine tande
qe shpesh eshte
aq e brisht
e shpesh aq e
pa shpirte..

sepse ti je ngopur
me mosvleresime..,
e nuk jep arsye
per te te gjykuar...

se troket ne secilen
dere te shpirtrave tane..
e nuk le hapesire
as te te gjykojme...

E ti qesh me bukurin tande
para fytyres tone per te
na treguar qfar kemi humbur.

e na buzeqesh edhe ate here
kur nuk je e veshur ne te bardha,
e kur genjeshtrat e tua na bejne
qe te hyjm' ne valle e ndoshta
edhe ne varret e trupave tane

por ja, jetojme
me veprat tona..
per dikend koha eshte flori
e per dikend marri...

e deshirat tona jane
t'pafund e askund
nuk ka mund per ti
realizuar

koha me pyeti:
a me don me shume se veten?
e une e kapluar nga hutimi
e frika mbeta e shtangur pa pergjigjje

por tani qe kam
pergjigjje ja qe
s'me pyet ma...,

edhe nese zani fuqishem
brohorit, nuk po m'pyet ma...

e zani eshte i shurdher nga
dhembja,e dhembja nga mllefi..

ndonjehere nga frika
mbesim ne erresire
duke njohur dhembjen
qe kemi mesuar..

e nga frika se ende
nuk jemi te gatshem
te shkel kemba ne
vetebesimin e drites...

fshehemi duke i
duruar te gjitha..

te gjitha kalojne
se bashku me kohen..

e gjithqka eshte e bukur
kur vetebesimi
ze vendin kryesore..

ghithqka eshte
madheshtore kur syri
sheh pertej te pamurit

e kur aroma e natyres
kaplon trupin
si nje flet' qe bie
aq leht..

gjithqka eshte e bukure
kur buzeqeshja tregon
dhembet, e dhembet
behen pasqyre e diellit..

e plakur ne shpirt' por
duke qendruar ne kemb'
se ende shpresa me
eshte litar i fytit tim..

e nuk deshiroj ta kepus
sepse deshiroj te mbytem
ne shpresat e pafundme...

mos u fsheh ne te
padukshmen ne te
pazbuluaren,duke
menduar per kohen

sepse koha do t'behet
furtune e do ta
davarit shpirtin
tand ne qdo skaj...

durimit.., gezimit..,
dhembjes e trishtimit...

DËRGOI: