>
BIOSHQIP

Albatrit Muçiqi, Kete Here Me Ritem Ne Top Fest

29-03-2012
Kanë kaluar vetëm 24 orë nga performansa e tij për herë të parë në "Top Fest", ku na ka treguar për gazetën tonë se është pritur më së mirë. Është ky këngëtari Albatrit Muçiqi, i cili këtë herë e ka sjellë një këngë ritmike me titull "Të tjera", këngë e cila është në garë për çmimin e madh të këtij festivali.

Këngëtari ka thënë për këngën se është krijuar nga producenti i tij, Flori Mumajesi "Threedots", ndërsa brenda muaji do ta ketë edhe një video, që është duartrokitur shumë në ‘Top Fest 9", ndërsa çdo sekondë po merr komente shumë të mira në faqen e YouTube.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Albatrit Muçiqi, Kete Here Me Ritem Ne Top Fest