>
LETERSISHQIP

Dashuria E Vërtetë

Që një çift të jet i lumtur
S'duhet të ekzistojnë dyshimi dhe hilja,
Dashuria është si dy pika uji
Që nëpërmjet sajë formohet familja,

Kur njëriut i vin sprovat
Ai duhet ti presë,
Se Dashuria është oksigjen
Me formulë të veçantë
Që pa të, dalë ngadalë njëriu vdes!

Dashuria nuk është:
Vetëm të ndash krevatin,
Dashuri e vërtetë është ajo
Që e mund inatin,

Dashuri nuk është ajo:
Që sheh anën materiale,
Dashuri është ajo
që shikon shpirtëroren
{Domethënë atë Reale}

Dashuria është:
Për dimër po edhe për verë
Është i vetmi trëndafili
Që gjithmonë mbanë erë,

Dashuri është ajo:
Që gjatë jetës le edhe hapësira,
Kur ka zënka dhe probleme
Gjatë jetës i mbulon me të mira,

Dashuri është ajo:
Që nga zemra buron në të vërtetë,
Dhe problematikat i gropos
Ose i hudh në det,

Dashuri është ajo:
Që për të lotët rrjedhin
Dhe nuk le askënd
Që ta prekin ose ta vjedhin,

Ai që ka thënë se:
Dashuria s'ka probleme!
Se ka jetuar kurrë
Dhe ka thënë thashetheme,

Dashuria kërkon
persona të durueshëm,
Sepse është një thesar
I vlefshëm edhe i paçmueshëm,

Dashuria ekziston
Edhepse nuk shikohet!
Sekreti gjendet këtu:
Sepse ajo jetohet,

Dashuria është dhuratë nga Zoti
Për mashkull dhe për femër,
Vëndbanesa ku jeton dashuria
E ka emrin Zemër,

Edhe pse dashuria gjendet në zemër
Dot nuk operohesh,
Se me dashuri sëmuresh
Po edhe shërohesh!,

Dashuria nganjëherë, Vrenjtet sikur moti,
Por fizionomit tona Janë veçse pallto
Që e ruajnë nga i nxehti dhe i ftohti(sprovat)

Dashuria me vetveten
Shpeshherë do të përgjakej,
Nëse do të gjendej ne fizionomit tona
Shumë shpejtë ajo do të plakej,

Ata që u deshën do të thonë:
Trupat tanë u plakën e të rinjë nuk mbetën
Por Dashuria jonë është ajo
Që e freskët Mbeti për gjithë jetën

Kujdes se Dashuria
mbaron me nje pikë.
Përsoni që të do
Mbaje mos le të't ik,

A e di cila është kjo pikë.??
Që Dashuria shuhet?!,
Ajo është KANCERI i dashurisë
Dhe TRADHTI quhet.

Dikush mund të më pyes:
Po ti o Poet, dashurinë a e ke provuar?
Po o lexues i dashur
prandaj dhe e kam shkruar!.

Gjithmonë më pëlqen
Ti përmbahem të vërtetës,
Nëse e ke gjetur vetveten
Brenda kësaj poezie,
Të paktën një pjesë të sajë
Bëje rregull të jetës.
29/8/2020