>
LETERSISHQIP

Kur Bie Tërmeti

Kur bie tërmeti
Njerëzit të gjithë bashkë për strehim po mblidhen,
A thua vallë prej frikës të Allahut
Zemrat pse s'po dridhen?!.

A janë të njëjtat zemra
që prej Tërmetit qenë të frikësuara,
Ndërsa prej Zotit nuk kanë frikë
Ngase me gjynahe janë krejt të mbuluara,

Këto zemra e kanë tërmetin frikë
Prej Nate dhe prej Dite,
Sepse nuk janë asgjë tjetër
Vetëm se zemra Hipokrite

Janë zemra Arrogante
dhe që nuk bëjnë kthesë,
Sepse e duan Zotin
vetëm me Interes.
21/9/2019