>
LETERSISHQIP

Për Ty Nëna Ime.

Unë i mbusha 27 vjeç
Edhe pse koha kalon shpejtë,
Sot kjo ditë oj nena ime
është që më solle ti ne jete,

Më ke rritur që i vogël
Dhe në kushte shumë të vështira,
Lus Allahun oj nena ime
Të të shpërblejë me të mira,

Nëne per mua je shumë e shtrenjtë
Nëna ime shumë të dua,
Dhe kafshatën e gojës Nënë
Ti e ke ndarë gjithmonë me mua

Ti dhe Babi jeni bërë sebep
Qe unë erdha në kët dynja,
Nënë une sot jam i martuar
Dhe jam bërë edhe baba,

Prindërit e mi ju dua shumë
{Per mua jeni si dielli e hëna},
Qe kur erdhi ne jete Omeri i vogël
Ju jeni gjyshi edhe nëna,

Me ju Prindërit e mi
jeta është shumë e bukur,
Vetëm qe une ju kam pranë
Me mjafton të jem i lumtur,

Nënë me falë që kam gabuar
Nënë me falë që të kam lënduar,
Tani që unë jam rritur
Ç'do fjalë tënde e kam kuptuar,

Edhe unë si ç'do te fëmijë
I kam bërë disa gabime,
Une e di qe ti me do shumë
Dhe me ke falë oj nena ime,

Nënë për mua ke bërë shumë
Qe kur më solle në këtë Botë,
Nënë për mua je e pa çmueshme
Të ruajtë gjithmonë i Madhi Zot.