>
LETERSISHQIP

Nese Shkoj

Ti flet ashtu nga malli, ata sy
ndezin zjarr amshimi, vëjn në
dyshim atë për të cilën jam i
bindur, atë më të sigurtën, të
vërtetën. Po nëse shkoj, a do të
flasin gjërat të cilat u mësuan
me prezencen time, apo do rrijnë
ashtu me epshin e heshtëjes,
a do të plaken rrugicat që u
mësuan me sekretet tona dhe ato
shtigjet që i rrethojne.
Po nëse shkoj, kush do i vargisë
vargje temash rreth ylberit,
rreth shiut, rreth Hënës,
e të gjithëçkaje të rastësishme.

Më shumë nga Albert Merovci