>
LETERSISHQIP

Perball Vuajtjeve

Shpeshëherë më del ajo dorë përpara
e shtrirë nga shpresa, që s'e ndjejte më,
plakej e ardhmëja, po nga ndarja,
dhe të tashmës si kishte mbetur gjë.

Duke i kapërcyer rrugë më rrugë.
I quaja rrugët e punëve të plota,
aty ku mbijetesa rronte mbi durë,
aty ku dikurë do të mbushet gota.

Pse të mos jet pjesë e jetës sonë,
jo thjeshtë nga prezenca e trupit fizik,
këtu me gjithë shpirtërat e gjalla të rroj,
e t'mos shiqohen me ata sy ironik.

Të urrejë, më thot një jetë injoruese,
mendoj se e ndjejë zërin në veshët e tyre
dhe e dijë se është e lehtë në zhdukje,
por Zoti se thot t'a bëjmë kësi mënyre.

Jeton në fatin e rrugëve të urryera,
rrethuar nga një botë sipërfaqsore,
ca herë të prekin ca duar të zhgënjyera,
me dijen e ndjenjës tënde nënlëkurore.

Mbi lapidar të vuajtur e të lagur lotësh,
shkatërrimtare ajo buza e dridhur,
dhe do vazhdosh ç'do ditë t'a murosësh
ku ç'do herë ajo ka për të të thirrur.

Më shumë nga Albert Merovci