>
LETERSISHQIP

I Kam Borxh Jetën

Ndihmëë... ndiihmëë...” u dëgjua një zë i frikëshëm vajze nga brenda detit (Athinë)...Trupi i saj herë shfaqej mbi ujë e herë humbiste për t’u shfaqur apo mos shfaqur prapë...Plazhistët shihnin të lumtur, por asnjëri s’merrte vendimin të hidhej për të shpëtuar vajzën që po mbytej...

Befasia e detit është thellësia, sic ndodh në Glifadhë, që pas 100 metrash nga bregu, rritet pa pritur në një thellësi trembëse...Ajo vajzë, si duket, e kish për herë të parë e nuk qe përgatitur për të mos i zënë këmbët në tokë për shlodhje...

Një djalë, trup atleti, u hodh me vrull me not nortari arriti tek fundosja e vajzës që nuk po shfaqej më mbi ujë

...Me zor e mori vajzën në breg. M e krahët e tijë të fuqishëm e ktheu vajzën kokëposhtë, e pastaj i dha frymë nga fryma e tijë për të jetuar...Frymëmarrja artificiale ishte shumë e lodhëshme dhe me tension: “ Do e shpëtoj dot apo jo?...Duhet ta shpëtoj!” Vajza nisi të lëvizte gjinjtë në frymëmarrje...Pastaj ngriti qepallat për tu bindur se i kish shpëtuar vdekjes...

Djali me trup atleti ishte zhdukur si me magji, kur erdhi makina e ndihmës së shpejtë...

-Ishte një shqiptar, por sa shpëtoi vajzën iku menjëherë, sqaroi një qytetar grek- punojmë bashkë... është njeri i heshtur e punëtor i mirë...Vajza tashmë e kish marrë veten. Të tjerët diskutonin për djalin nga Shqipëria:

-Po pse iku?

-Trim ishte!

-Të mos ishte shqiptari do të kish vdekur vajza…

-Sikur të ishte nga ata të shpëtimit të plazheve të Amerikës, që shohim nëpër filma…

-E ka ndonjë kleckë ai që u largua …

-Është djalë i mirë, është dipllomuar inxhinier elektrik në Shqipëri, por bën cdo lloj pune këtu... tashti punon me mua në një magazinë... është shoku im...erdhëm bashkë për të bërë banjë...është me kryq në shpirt ai nuk do të duket – mbaroi sqarimet djaloshi, si për t’i dhënë dicka më shumë atijë burrit me kryq në qafë, që kish folur: “ e ka ndonjë kleckë ai që u largua...”

Unë dua ta takoj patjetër- iu lut vajza djaloshit që e njihte të ikurin shpëtimtar- I kam borxh jetën!...