>
LETERSISHQIP

Eja

Eja tek mua o engjëll i vetmuar
Siç vije dikur, ditë përditë
Të të puth në qafë, në gjoks e në duar
Me petale lulesh të ti mbuloj sytë.

Pa eja tek unë siç vije ngahera
Kur më ndjellte aroma e lëkurës tënde
Çapiteshe përmes ftohtit, sikur vinte Pranvera
Dhe strukeshe tek unë me frikë e me ëndje.

Ah, eja e dashur edhe bashkë të rrimë
Fluturo si engjëll me krahët e erës
Netëve të dehura sërish verë të pimë
Edhe për mëkatet t'ja vemë fajin verës.
21 Maj 2016