Rrëzuar mbi tradhëtinë e njerëzve si vemje
Nën rrënojat ku mbijnë burrat e vërtetë
Lëshuar kam mallkimin e fortë në përnëmje
Mallkimin prej dy botësh e jetë më jetë..
Thonë se të kërrus përnëmja e pafaj
Zënë mes gërmadhash nën barrën si plumb
Lënë ju kam Zotin,por me gojë nuk shaj
Kush fitoi botën,njëherë mësoi si humb!